TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Një shqiptar 27-vjeçar dhe një maqedonas (36), që të dy banues në provincën e Barit, u përzunë nga Italia, pas një investigimi të zhvilluar nga prokuroria e kryeqytetit puljez.
Lajmin e dha Ministria e Brendshme e Italisë. Shqiptari dhe maqedonasi kishin krijuar “marrëdhënie të ngushta” përmes rrjetit social me një maroken “të arrestuar për pozicionin e tij pro-shtetit islamik”.
Hetimet e mëtejshme zbuluan kontaktet të mëtejshme midis ekstremistëve dhe predikuesve radikalë në Kosovë.
Sipas televizionit Pupia.tv, deri tani janë 89 përzënie gjatë vitit 2017, që lidhen me qëndrimet ekstremiste fetare. (d.f/Tpz.al)