TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Pasi u përballën me një breshëri ofendimesh nga kryeministri Rama, kanë reaguar gazetarët të cilët u detyruan t'i hiqnin mikrofonin.
Sipas gazetarit të ABC News, Indrit Maraku, fjala e Ramës ishte e turpshme dhe shoqatat e gazetarëve duhet të reagojnë ndaj sulmit që i'u bë gazetarëve sot.
“Eshte e turpshme qe nje kryeminister te dale qellimisht, sic e pranoi edhe vete, per te ofenduar dhe denigruar gazetaret. Ne sa kishim ne dore e beme, hoqem mikrofonat. Tani te reagojne drejtoret, pronaret dhe shoqatat e gazetareve", shkruan Indrit Maraku.
"E turpëruar që kryeministri më detyroi mua dhe kolegët e mi t'i heqim mikrofonin dhe t'ia lëmë fjalën në mes!", u shpreh Esiona Konomi, gazetare e Report TV.
/TPZ.AL/