TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Arber Çekaj është shpallur në kërkim nga policia pas kapjes së sasisë prej 613 kg kokainë, e cila ishte garkuar në Kolumbi në një prej kamionëve të kompanisë së tij. Sot Prokuroria e Krimeve të Rënda ka kërkuar nga Gjykata që të caktojë masën e arrestit me burg në mungesë për Arbër Çekajn, si personi i dyshuar që ka porositur ngarkesën e 613 kg kokainë, e kapur në 28 shkurt në Maminas.
Për Çekajn ka një urdhërndalimi, por meqë ai ndodhet në Gjermani dhe nuk ka ardhur ende të përgjigjet për dyshimet e Prokurorisë, kjo e fundit ka kërkuar masën e sigurisë “arrest me burg” për Çekajn.
Nëse pranohet nga Gjykata, atëherë Çekaj do të shpallet në kërkim ndërkombëtar dhe autoritetet gjermane do të nisin punën për arrestimin e tij. Çekaj rezulton pronari i firmës “Arbri Garden”, që importon banane nga disa vende të Amerikës Latine.
Në kontenierin e ardhur në fund të shkurtit, në të cilin gjendeshin banane, u zbulua nga Policia shqiptare edhe ngarkesa e drogës. Për këtë u arrestuan menaxheri i firmës, Donaldo Lushaj dhe shoferi që tërhoqi kontenierin, Armando Pezaku. Deri më tani, këta të dy kanë mohuar të kenë pasur dijeni për drogën, ashtu sikurse edhe Çekaj që ka folur nga Gjermania, duke thënë se nuk ka lidhje me drogën.