AKTUALITET, 11 Shtator 2018, 13:40

VIDEO/ Mbushën Europën me drogë, kush janë dy krerët e bandave shqiptare, roli i dy femrave

VIDEO/ Mbushën Europën me drogë, kush janë dy krerët e

Kanë dalë detaje të reja me dy organizatat shqiptare që merreshin me trafikimin e lëndëve narkotike në vendet e Bashkimit Europian.

Mes të arrestuarave ishin edhe dy femra: Keti Shani dhe Blerina Cela.

Roli i dy vajzave të arrestuara ishte shoqërimi i personave që transportonin kokainën dhe heroinën në makinat e përshtatura posaçërisht për këtë punë. Kokat e dy bandave janë Eljon Baruti dhe Hamit Bushi.

Në total kanë përfunduar në pranga 20 persona, 18 prej të cilëve ishin shqiptarë, aksioni u shtri në Gjermani, Itali dhe Shqipëri. Ndërsa ditën e djeshme janë arrestuar 10 persona të tjerë të dyshuar si anëtarë të bandës së narko-trafikantëve.

Grupi Baruti i përbëhej nga 13 anëtarë

Florjan Musaj

Eduart Gona

Artur Muca

Eljon Baruti

Keti Shani

 Klevin Kodra

Artan Sokola

Shafique Mohammad Amar

Rajmond Prenga

Ben Jale AZiza Omar

Erion Alla

Halil Alla

Grupi Bushi përbëhej nga 7 anëtarë

Vaskë Xherahu

 Hamit Bushi

 Arben Lleshi

Odeon Proko

Blerina Cela

Manfred Hophensberger

Qerim Lumi

Hetimet

Operacioni Alba Bianca ka nisur hetimet në vitin 2016 pas sekuestrimti të 91 kg kokainë në kufirin Itali -Austri. Hetimet janë kryer në bashkëpunim mes policisë italiane, gjermane, maqedonase e shqiptare.

Në dy vite hetime investigatorët italianë kanë zbardhur se këto grupe kriminale trafikonin marijuanë nga Shqipëria drejt Italisë e më pas në Gjermani, kurse kokaina trafikohej nga Belgjika në Gjermani e më pas në veri të Italisë, e heroina trafikohej nga Holanda drejt Italisë.

Droga trafikohej në Itali përmes automjeteve me funde të dyfishta.

Grupet Baruti e Bushi ishin blerësit e parë të kokainës dhe heroinës në Gjermani e Holandë dhe e tregtonin më pas në Itali e në Europë.

Në Itali grupet Baruti e Bushi ishin në biznes me elementë kriminelë kalabrezë që prej vitesh vepronin në rajonin e Trentos.

Sekuestrimet

Buxheti i përgjithshëm i operacionit çoi në identifikimin dhe procedimin e 40 trafikantëve të drogës, tridhjetë prej të cilëve u arrestuan, duke konfiskuar rreth 120 kg drogë (kokainë, heroinë dhe marihuanë) për një vlerë tregu më shumë se njëzet milionë euro, tetë automjete të përdorura për të transportuar drogën dhe mbi njëqind mijë euro KESH.

TPZ.AL