AKTUALITET, 11 Shtator 2018, 11:22

Policia italiane shkatërron bandën shqiptare, vendosnin gjoba

Policia italiane shkatërron bandën shqiptare, vendosnin gjoba

Banda shqiptare ishte bere kthyer në tmerr për sipërmarrësit e biznesmenët në Bergamo. Ata dhunoheshin kanosnin me jetë në këmbim të gjobave të majme.

Policia ka lëshuar 7 urdhër arrestesh, që po ekzekutohen nga policia ne Bergamo. Ata akuzohen për disa vepra kriminale, që nga grabitjet me dhune e me kërcenim, te plagosjet, trafiku i drogës dhe mbajtja e armeve.

Ndaj 3 shqiptarëve rëndon dhe akuza e trafikut të drogës, ndërsa ndaj një tjetër anëtari po shqiptar, rëndon dhe akuza e shkeljes së ligjit të emigracionit.

Hetimet faktuan me filmime raste te shumta te kërcënimeve dhe dhunës ndaj disa pronarëve në disa lokale të provincës së Bergamos. Në një rast, një pronari i ishte vënë kusht të paguante 5 mijë euro gjobë.

TPZ.AL