TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Lidhur me situatën e kriminalitetit në Shqipëri, përkatësisht në Shkodër ka folur kryetarja e Bashkisë Shkodër Voltana Ademi. Në një intervistë në emisionin “Opinion” ajo akuzon policinë e Shkodrës se në përbërje të saj ka persona të lidhur me krimin.
Ademi ngriti shqetësimin se situata në Shkodër është e rëndë dhe policia duhet të japë mesazhin tek qytetarët se po lufton krimin.
“Pres nga ju, duhet të jepni mesazhin që policia do të ketë vullnetin dhe instrumente për të bërë punën e vet.
Do lirohet nga njerëzit e inkriminuar që janë në Policinë e Shkodrës dhe nuk mund të lëvizë policia për shkak se hetimet bien dhe situata del jashtë kontrollit”, iu drejtua Voltana Ademit, zv/ministrit të Brendshëm Besfort Lamallari, i cili ishte gjithashtu i ftuar në emision.
Pavarësisht aksionit të forcave speciale të policisë pak ditë më parë ku u arrestuan 4 persona, Ademi tha se situata vazhdon të jetë po njësoj.
“Në Shkodër ka një situatë të vështirë që lidhet me pasigurinë. Gjithë këto ngjarje të ekzekutimeve që ndodhin, dhe ajo që është më shqetësuesja është se situata nuk po ndryshon dhe pritshmëria e qytetarëve është që të ketë një reagim.
Fakti është që kemi disa ditë dhe vazhdon të jetë e njëjta situatë, ka një ankth të shtuar, mungesë qetësie totale e familjeve dhe bizneseve“, deklaroi Ademi. TPZ.AL