TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Akuzat kundër policisë për lidhje me krimin e organizuar kanë sjellë përjashtimin e deputetit socialist të Kurbinit Gjetan Gjetani.
Përjashtimi nga partia si në rastin e Gjetanit të rikthen në ngjarjet e para viteve 90. Pas propozimit të kryeministrit Edi Rama për përjashtimin e deputetit nga PS, ka qenë e menjëhershme mbështetja e Taulant Ballës, ky i fundi ka bërë të njëjtin propozim ashtu si kryetari.
“Kemi miratuar në unanimitet një rregullore, së cilës të gjithë duhet t’i qëndrojmë strikt e duhet ta respektojmë. Kolegu ynë e theu atë dhe rregullorja i përcakton qartë pasojat”, tha Taulant Balla.
“Sot nuk e pashë këtu dhe ka bërë shumë mirë që nuk ka ardhur deputeti i Kurbinit, i cili duhet të përjashtohet nga Grupi Parlamentar i Partisë Socialiste. Një deputet që nuk ka bërë asnjë punë tjetër, përveç se ka shantazhuar dhe ka bërë presion mbi këdo ku ka mundur, për të marrë vende pune e që kërkonte ekskluzivitet dhe për të vënë shefa policie në Kurbin e që pastaj del atje e bën një deklaratë të tërë pocaqi kundër Policisë së Shtetit në Kurbin.
Ai nuk mund të jetë deputet i Partisë Socialiste. Ky duhet të jetë një mësim për të gjithë deputetët, që të ndajnë një herë e mirë historinë nga futja e hundëve në çështjet e administratës dhe të ndërtimit të shtetit serioz,” deklaroi Rama në Asamble.
TPZ.AL