TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Qytetarët e Tiranës janë dyndur drejt dyqaneve që shesin dekoderë, pasi transmetimet analoge janë ndërprerë. Shumë familje gjenden në terr informativ, sepse televizorët e tyre nuk funksionojnë dhe tashmë janë kthyer në mobilje. Por, siç thotë populli, çdo e keqe e ka një të mirë. Duket se për pak ditë, sa të pajisen plotësisht me dekoderët e shtrenjtë, qytetarët do të shpëtojnë nga propaganda e Kryetarit të Bashkisë së Tiranës, i cili shfaqet në çdo televizion, ditën dhe natën, duke reklamuar vijat e bardha apo duke shëtitur me biçikletë.
Ky "Lali detox", me siguri do të sjellë përmirësime në shëndetin e shumë personave, që janë helmuar thuajse çdo ditë nga daljet e shpeshta dhe pa kriter, të mjeshtrit të propagandës, Lali Erit. Pra, më në fund, qytetarët që janë pa dekoderin e famshëm DVB T2, do të përjetojnë disa ditë pa propagandë.
RIKTHIMI I SINJALIT ANALOG
Ndërkohë, në ditën e dytë të ndërprerjes së sinjalit, mësohet se AMA është alarmuar nga terri informativ dhe ka vendosur rikthimin e sinjalit analog, deri në Janar 2019, me arsyetimin se qytetarët kanë të drejtë kushtetuese për t'u informuar. Në këtë periudhë personat që nuk kanë dekoder, apo janë të pajisur me televizorë të vjetër, mund të bëjnë ndryshimet e nevojshme. Gjithsesi, heqja e sinjalit ka shkaktuar dhe do të vijojë të shkaktojë probleme, sidomos tek shtresa të caktuara të shoqërisë, si pensionistët, të cilët shpesh kanë mundësi të kufizuara ekonomike.
/TPZ.AL/
LEXO EDHE:
http://www.tpz.al/2018/09/03/sa-shume-lali-detyrohemi-te-konsumojme-per-mengjes-dreke-dhe-darke/
http://www.tpz.al/2018/09/11/erresira-sundon-ne-shtepite-e-shqiptareve-nuk-kane-para-te-blejne-dekodera/