TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Deputeti i Partisë Demokratike Ervin Slijanji ka akuzuar qeverinë se nuk e do vettingun dhe po e refuzon.
Salijanji tha se vettingu në politikë ecën paralelisht me vettingun në drejtësi dhe nuk e shmang. Sipas tij nuk ka negociata maxhorancë-opozitë.
Deklarata e plotë:
Pas depozitimit të projektligjit për ndryshime për të bërë të mundur vettingun e politikanëve Rama dhe PS po e refuzon.
Ne e kemi depozituar në parlament një projektligji për vettingun për funksionarët e lartë që kanë lidhje me krimin.
Propaganda që bëhet nga PS dhe Rama është për t’iu shmangur vettingut të politikanëve. Vettingu ecën paralel me vettingun në drejtësi, nuk e shmang.
Edhe sot nuk ndalohet që SPAK-u apo prokuroria e posaçme të hetojë funksionarë por vullneti politik i kryeministrit. Ne jemi duke e detajuar në mënyrë të plotë platformën për largimin e personave të inkriminuar. TPZ.AL