AKTUALITET, 11 Shtator 2018, 10:04

Ambasada e SHBA publikon flamurin që u gjend në rrënojat e 11 Shtatorit

Ambasada e SHBA publikon flamurin që u gjend në rrënojat e 11

Me rastin e përkujtimit të ngjarjes së 11 shtatorit 2001, Ambasada e SHBA ka publikuar sot një flamur amerikan që u gjend mes rrënojave në Qendrën Tregtare Botërore.

I ngritur nga gërmadhat e Qendrës Tregtare Botërore dhe i varur në Pentagonin e dëmtuar, flamuri u kthye në një simbol të fuqishëm patriotizmi, mbijetese dhe qëndrese.

Muzeumi Kombëtar i Historisë Amerikane ka një koleksion me objekte të lidhura me viktimat, të mbijetuarit dhe heronjtë e 11 shtatorit, 2011. Shumë prej këtyre objekteve, dhe historitë pas tyre, mund të shihen në ekspozitën online “11 shtatori: Dëshmi e Historisë”, shkruan ambasada e SHBA-së në Facebook.

Akti terrorist kundër qendrave tregtare në SHBA u ndërmor nga organizata terroriste Al Kaeda, e drejtuar nga Osama Binladen, u rrëmbyen dy aeroplan më pas goditën kullat binjake në Njew York, duke shkaktuar mijëra viktima.

TPZ.AL