AKTUALITET, 11 Shtator 2018, 11:51

Shqiptari gjendet i vdekur në varreza, dëshmitë e para: E pamë paradite, pastaj…

Shqiptari gjendet i vdekur në varreza, dëshmitë e para: E

Një 59 vjeçar shqiptar është gjendur i pajetë në varrezat e Cuggiono të Milanos në Itali.

Sipas mediave italiane shqiptari punonte si kujdestar në varreza, njihej nga të gjithë banorët e zonës.

Ishin banorët e zonës ata që e gjetën të pajetë 59 vjeçarin shqiptar, më pas lajmëruan policinë.

Policia italiane ka nisur menjëherë hetimet për të zbuluar shkaqet e vdekjes, që momentalisht nuk dihen ende.

Sipas banorëve të zonës shqiptari punonte rregullisht dhe njihej nga të gjithë. Për policinë është bërë me dije se ai ishte parë rreth orës 8 të mëngjesit, me pas u gjet i pajetë.

TPZ.AL