AKTUALITET, 11 Shtator 2018, 11:08

Çifti u vra në aksident, policia greke kërkon autorin

Çifti u vra në aksident, policia greke kërkon autorin

Policia helene ka nisur kërkimet për kapjen e autorit që vrau me mjetin tip “Jeep” çiftin e ri, 26 vjeçarin Sokol Shkurti nga Shqipëria dhe 23 vjeçaren nga Polonia Veronika Kiueek.

Përveçse i aksidentoi për vdekje autori u largua me shpejtësi nga vendi i ngjarjes për ti shpëtuar arrestimit.

Ngjarja e rëndë ndodhi të dielën orët e para të mëngjesit kur çifti Sokol Shkurti dhe Veronika Kiueek, kthehej nga argëtimi dhe për pak metra ndoqi në drejtim të kundërt rrugën Agiu Meletiu në qendër të Athinës.

Dëshmitarët e aksidentit rrëfejnë momentin e frikshëm para kamerave të Star Channel.

Ndërsa i ati i Veronikës, Slavimir Kiupek kërkon drejtësi, të gjendet shoferi që nuk mori mundimin të jepte ndihmën e parë.

“Dua të gjej njeriun që vrau vajzën time dhe të dashurin e saj”, tha babai i 23-vjeçares Slawimir Kiueek. Sokoli punonte courier ndërsa Veronika studionte për Mikrobiologji. TPZ.AL

TPZ.AL