AKTUALITET, 11 Shtator 2018, 09:53

Gjykata Penale Ndërkombëtare kërcënohet me sanksione nga SHBA

Gjykata Penale Ndërkombëtare kërcënohet me sanksione nga
SHBA ka kërcënuar Gjykatën Penale Ndërkombëtare me sanksione, nëse do të vijojë procese ndaj shtetasve amerikanë. Gjykata aktualisht po konsideron nëse nënpunësit amerikanë duhet të ndiqen penalisht për akuzën e abuzimit me të burgosurit në Afganistan.

Këshilltari për Sigurinë Kombëtare, John Bolton, e quajti gjykatën "jo legjitime" dhe u zotua se SHBA do të bëjë gjithcka "për të mbrojtuar qytetarët e vet".

SHBA është një ndër vendet që nuk është anëtare e kësaj gjykate. Çfarë është Gjykata Penale Ndërkombëtare? Gjykata heton dhe sjell përpara drejtësisë, persona të cilët janë përgjegjës për genocid, krime ndaj njerëzimit, krime lufte, duke ndërhyrë në raste kur autoritetet vendase nuk munden ose nuk duan të ngrenë padi penale. Gjykata është themeluar pas Statutit të Romës në vitin 2002 dhe është ratifikuar nga 123 vende. Burimi: BBC  /TPZ.AL/