TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Gjatë fjalës së tij në Parlamenti Europian kryeministri grek Aleksis Tsipras e ka vënë theksin tek dialogu, integrimi evropian dhe zgjidhja e mosmarrëveshjeve në rajon.
Kryeministri grek deklaroi se mbështet dialogun e vazhdueshëm me Shqipërinë ndërsa marrëveshjen pas 26 vitesh me Maqedoninë e konsideron model për vendet e tjera.
Deklarata e Tsipras:
Duam të mbështesim integrimin europian të fqinjëve tanë, me marrëveshjen e Prespës, dhe dialogun e vazhdueshëm me Shqipërinë.
Me këmbënguljen tonë arritëm marrëveshjen historike të Prespës si dhe kemi realizuar dialogun e vazhdueshëm me Shqipërinë. Pas 26 vitesh nacionalizëm destruktiv ia dolëm të flasim me Zaev dhe të kemi një marrëveshje me diplomaci dhe pa përdorimin e forcës.
Kjo marrëveshje mund të jetë një model për vendet e tjera. Të ndryshojmë kapitull duke arritur në një marrëveshje me interes reciprok, pa ndërhyrjen dhe ushtrimin e fuqisë por bazuar në diplomaci dhe dialog.
TPZ.AL