AKTUALITET, 11 Shtator 2018, 12:32

Debati për lojërat e fatit, Braçe–Metës: Dekreti i rremë në përmbajtje!

Debati për lojërat e fatit, Braçe–Metës: Dekreti i

Dekreti i Presidentit Ilir Meta për “Lojërat e Fatit” ka krijuar debat midis këtij institucioni dhe kreu të komisionit të ekonomisë.

Pas mungesës së përfaqësuesit të presidencës në mbledhjen e komisionit të ekonomisë, ku diskutohej dekreti për “Lojërat e Fatit”, ka ardhur reagimi i nga drejtuesi i këtij komisioni, Erion Braçe.

Ai kërkoi të dijë më shumë mbi rregulloren e kuvendit duhet t’i drejtohet administratës, ndërsa sqaroi edhe një herë arsyen e rrezmit të dekretit në komision.

“Dekreti i Presidentit materialisht ishte i vërtetë por në përmbajtje ishte i rremë.

Dua të sqaroj se ligji për tatimin mbi të ardhurat ka në thelb uljen e tatim fitimit për biznesin e vogël, për shoqëritë e bashkëpunimit bujqësor e blegtoral dhe uljen e tatim fitimit për të gjithë sektorin e agroturizmit,” tha Erion Braçe.