AKTUALITET, 17 Tetor 2018, 12:20

VIDEO/ Lëvizte me pistoletë në brez, kapet ‘mat’ shkodrani/ EMRI

VIDEO/ Lëvizte me pistoletë në brez, kapet ‘mat’

Policia e Shkodrës ka arrestuar gjatë mbrëmjes së djeshme 39 vjeçarin Blerim Beqiri, banues në fshatin Oblikë pasi mbante me vete armë zjarri tip pistoletë. Ndërkohë pistoleta në momentin e sekuestrimit kishte në fole fishek të gatshëm për t’u zbrazur.

Gjatë kontrollit në shtëpinë e Beqirit janë gjetur 370 fishekë luftarakë model 56. 39 vjeçari do të akuzohet për “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”.

Njoftimi i policisë:

Kontrollet nga Strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër, Forca e Posaçme “Shqiponjat”, efektivat e Komisariatit të Policisë Shkodër, të mbështetura dhe nga FNSH Shkodër.

Burime zyrtare nga policia thanë se në pranga ra Blerim Beqiri, banues në fshatin Oblikë, i cili mbante me vete armë zjarri pistoletë me fishek në fole.

Gjatë kontrolleve në lokalet e natës nga FNSH dhe policia lokale u shoqëruan për verifikim 10 persona.

Gjithashtu gjatë kontrollit në banesën e Beqirit Policia gjeti dhe 370 fishekë luftarakë model 56.

Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër për veprën penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”. TPZ.AL