AKTUALITET, 17 Tetor 2018, 08:51

Terroristët rrëmbejnë 14 pjesëtarë të forcave të sigurisë iraniane

Terroristët rrëmbejnë 14 pjesëtarë të forcave

14 pjesëtarë të forcave të sigurisë iraniane janë rrëmbyer në qytetin Mirjaveh, pranë kufirit me Pakistanin.

Sipas mediave iraniane 14 pjesëtarët e forcave të sigurisë janë rrëmbyer nga terroristët.

Bëhet fjalë për pesë pjesëtarë të forcave të sigurisë, dy pjesëtarë të inteligjencës së Gardës Revolucionare dhe shtatë pjesëtarë të milicisë Basij.

Në këtë provincë është aktive organizata terroristë ”Jaish ul-Adl”, kjo e fundit ka marrë përgjegjësinë e këtij akti.

Organizata terroriste ”Jaish ul-Adl” ka rrëmbyer edhe më parë një ushtar iranian në prill të 2018 më pas e liruan në gusht. TPZ.AL