TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Pas publikimit në mediat ndërkombëtare të kafshëve në gjendje të mjerueshme, ka lëvizur policia shqiptare për të shpëtuar kafshët e kopshtit zoologjik në Fier.
Në pamjet e publikuara në “Daily Mail, BBC, CNN, FORBES” kafshët ishin në gjendje të mjerueshme, luani oshte me sy të nxirë, kafshët e tjera ishin të keq ushqyera e të sëmura.
Pas kësaj policia dhe Inspektorati i Mjedisit kanë nisur aksion për zhvendosjen e kafshëve në vende të përshtatshme.
“Në përgjigje të lajmit të publikuar në “Daily Mail” dhe dhjetëra mesazheve për situatën e papranueshme ku jetojnë disa kafshë në një kopsht zoologjik privat në Fier, urdhërova urgjentisht nisjen e një aksioni nga Inspektorati i Mjedisit, i cili në bashkëpunim me Policinë e Fierit dhe Shoqatën për Mbrojtjen e Kafshëve kanë vendosur të zhvendosin kafshët me qëllim marrjen e tyre në mbrojtje nga kjo e fundit”, shkruan Klosi. TPZ.AL