AKTUALITET, 17 Tetor 2018, 09:02

“Xhisiela”, Rrexhep Rraja sot para gjykatës, kërkon lirinë nga burgu

“Xhisiela”, Rrexhep Rraja sot para gjykatës, kërkon

Gjatë ditës së sotme Gjykata e Apelit të Tiranës pritet të caktoi fatin e Rexhep Rrajës, djalit të deputetit socialist Rrahman Rraja.

Rexhep Rraja akuzohet për “përndjekje” të ish-të dashurës Xhisiela Maloku. Ai ka apeluar masën e sigurisë “arrest me burg” duke kërkuar lirinë nga Gjykata e Apelit, seanca pritet të zhvillohet në orën 10:30.

Gjyqtarët që do të gjykojnë djalin e deputetit janë Shpresa Beçaj ndërsa anëtarët janë Ridvan Hado dhe Zeqine Sollaku.

Masa arrest me burg është caktuar për Rexhep Rrajën në 30 shtator nga Gjykata e Krujës. Ndërsa në datën 2 tetor doli para togave të zeza për të tu njohur me masën e sigurisë.

Publikimi i ngjarjes në media u bën nga nënëkomisari Emiljano Nuhu, politika shqiptare është përfshirë në debate të forta për rastin “Xhisiela”. TPZ.AL