TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Policia ka arrestuar në Elbasan tre sekserët e universitetit “Aleksandër Xhuvani” në Elbasan.
Ata akuzohen se merrnin lekë nga studentët në këmbim të notës kaluese. Tre të arrestuarit ushtronin ndikim te pedagogët e universitetit Aleksandër Xhuvani, Elbasan. Bëhet fjalë për 46 vjeçarin Skënder Stafa, 49 vjeçarin Qamil Murataj dhe 50 vjecarin Medi Hana.
Tashmë ata do të akuzohen për “Ushtrimit të ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”.
Njoftimi i policisë:
Pas një hetimi 2 mujor në bashkëpunim me Prokurorinë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan dhe Njësinë e Forcës së Posaçme, Pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit u bë i mundur dokumentimi ligjor i aktivitetit kriminal dhe ekzekutimi i Urdhërit për ndalimin e të dyshuarve për krim, konkretisht:
Skënder Stafa, 46 vjeç, lindur dhe banues në fshatin Precë e poshtme, Njësia Administrative Funar, Bashkia Elbasan.
Qamil Murataj,49 vjeç, lindur në Shikaj Kukës dhe banues në Mëzez-Fushë, Njësia Administrative Kasash, Tiranë.
Medi Hana, 50 vjeç, lindur dhe banues në Skëndërbe, Njësia Administrative Rrajcë, Bashkia Prrenjas.
Ndalimi i personave të sipërpërmëndur u bë për kryerjen e veprës penale “Ushtrimit të ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike“, i parashikuar nga neni 245/2 i Kodit Penal. TPZ.AL