TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Policia ka arrestuar punonjësin e ujësjellësit të Fierit pasi akuzohet se ka vjedhur lekët e një abonenti duke abuzuar me detyrën.
Bëhet fjalë për 53 vjeçarin Ramis Lushaku banues në fshatin Hamil të Fierit. Ai ishte shpallur në kërkim nga policia pasi dyshohet se ka marrë lekët e disa qytetarëve.
Gjykata e Shkallës së Parë në Fier kishte caktuar masën e sigurisë “arrest me burg” për veprën penale të “Vjedhje duke shpërdoruar detyrën”.
Ramis Lushaku ka punuar si punonjës i ujësjellësit të Fierit, gjatë ushtrimit të detyrës ka marrë lekët e qytetarëve duke abuzuar me detyrën.
Tashmë Lushaku do të qëndroi në qeli për vjedhjen e qytetarëve. TPZ.AL