TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Ditën e sotme Prokuroria e Krimeve të Rënda do të marr në pyetje ish-drejtorin e Policisë Bashkiake të Tiranës, Florenc Hoxhën për çështjen e Albert Veliut, “Babales”.
Hoxha do të pyetet për videon e dytë të publikuar nga deputeti i PD-së Ervin Salianji, ku shfaqet Fredi Alizoti në një tjetër dëshmi për këtë çështje.
Sipas Krimeve të Rënda ish-kreu i Policisë Bashkiake ka regjistruar videon ku shihet Alizoti, që mendohet se është bërë në oborrin e selisë së Partisë Demokratike.
Deputeti socialist Taulant Balla deklaroi se regjistrimi i videos ishte bërë në oborrin e Partisë Demokratike.
Ditën e djeshme Krimet e Rënda morën në pyetje Drejtorin e Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Ardi Veliun lidhur me deklaratën e Alizotit, ky i fundit deklaroi se kreu i policisë e kishte marrë në makinë më pas e kishte çuar në prokurori. TPZ.AL