AKTUALITET, 17 Tetor 2018, 11:31

Mbetet në Burg Rexhep Rraja, Xhisiela: Erdha për ta mbështetur, është i pafajshëm

Mbetet në Burg Rexhep Rraja, Xhisiela: Erdha për ta mbështetur,

Gjykata e Tiranës ka lënë në fuqi masën “arrest me burg” për djalin e deputetit socialist Rrahman Rraja. Rexhep Rraja akuzohet për përndjekje të ish-të dashurës Xhisiela Maloku.

Avokati i tij Ilir Murati, u shpreh se klienti i tij është i pafajshëm dhe duhet të lirohej, por për gjyqtarë kërko kërkesa nuk u morën parasysh.

Po ashtu mësohet se e pranishme për jashtë dyerve të gjykatës ka qenë dhe Xhisiela Maloku e cila e kishte denoncuar për dhunë Rrajën.

Erdha për ta mbështetur, për arsye të trafikut arrita vonë. Kjo bëri që mos të isha në gjykatë. Në seancën tjetër do e mbështes. Nuk jam viktimë.

Skam presion. Këtë e kam bërë edhe deklaratë noteriale. Ato që kam thënë në media janë të vërteta, dhe duhet të më besoni. Oficeri i policisë është në azil. Skam informacione të tjera. Kam kontaktuar me të, kam marrëdhënie të mira. Kemi marrëdhënie shoqërore. Erdha për ta mbështetur në gjykatë”, tha Xhisiela.

Para gazetarëve Xhisiela ka deklaruar se kishte shkuar në gjykatë për ta mbështetur ish-të dashurin, pasi ishte i pafajshëm. Ajo deklaroi se do ta mbrojë atë, më tej shpjegoi se gjithçka ka ndodhur për motive xhelozie. TPZ.AL