TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Pas propozimit të projektligjit kundër shpifjeve nga kryeministri Edi Rama, ka ardhur reagimi i Ylli Manjanit.
Ish-ministri përmes një postimi në “Facebook” shkruan se Rama ka një armiqësi patologjike me lirinë e shprehjes.
Më tej Manjani shpjegon se këto nene të Kodit Penal janë bosh, pasi u hoqën në vitin 2012 edhe me votat e Partisë së Ramës.
“Armiku patologjik i lirisë së shprehjes, do ti mbushë prap këto nene, që janë aty që prej kohës së Enverit!”-Shkruan Manjani.
Reagimi:
Besoj e patë dhe mbrëmë se në ç’armiqësi patologjike gjendet sot Kryeministri me lirinë e shprehjes.
Që nga koha e arrestimit të Aleksandër Frangajt e Martin Lekës, nuk kishim parë një sulm të tillë ndaj gazetarëve!
Megjithatë, sa për informacion këto nene të Kodit Penal janë bosh. U boshatisën në vitin 2012 edhe me votat e Partisë së Kryeministrit.
Ishte një nisëm e OSBE dhe e mbështetur nga BE dhe KoE. Synimi ishte i qartë: Askush nuk mund të ndëshkohet pse mendon, beson dhe shpreh ato që mendon për qeverinë dhe shtetin.
Armiku patologjik i lirisë së shprehjes, do ti mbushë prap këto nene, që janë aty që prej kohës së Enverit!
Vetëm se i duhen 84 vota...
Të fala shumë OSBE, në qoftë gjallë! TPZ.AL