TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Gjatë ditës së sotme është transferuar në burgun 302 në Tiranë Ervis Martinaj, pasi ishte duke u mjekuar në spitalin e Burgut pranë QSUT-së.
Martinaj u plagos në atentatin e Bllokut së bashku me shokun e tij, ndërsa Fabian Gaxha u qëllua për vdekje.
Gjykata e Tiranës ka caktuar masën e sigurisë “arrest me burg” me afat 30 ditor për Ervis Martinaj.
Ai vazhdon të mjekohet në ambientet e burgut pasi ende nuk është shëruar, Martinaj mbeti i plagosur nga një plumb në qafë, nga goditja e komandos Maviol Bilo. TPZ.AL