TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Ka nisur seanca gjyqësorë në Gjykatën e Apelit Tiranë për Rexhep Rrajën, djalin e deputetit të Partisë Socialiste Rrahman Rraja.
Ai akuzohet për “përndjekje” të ish-të dashurës së tij Xhisiela Maloku, Gjykata e Krujës caktoi masën e sigurisë “arrest me burg”, më pas është apeluar nga Rexhepi për të fituar lirinë.
Djali i deputetit të Partisë Socialiste nuk ka qenë i pranishëm në seancën gjyqësorë. Avokati i tij Ilir Murati ka kërkuar lirimin e klientit të tij me argumenti se akuza për përndjekje nuk qëndron, gjithçka ka ndodhur për motive xhelozie.
Më tej ka deklaruar se Rexhepi ka nënën të sëmurë me kancer, me regjim shtrati prandaj duhet të dali nga burgu.TPZ.AL