AKTUALITET, 17 Tetor 2018, 12:06

Sulmohet xhamia e Bilishtit, thyhen xhamat

Sulmohet xhamia e Bilishtit, thyhen xhamat

Gjatë orëve të para të mëngjesit është sulmuar xhamia e Bilishtit nga persona të paidentifikuar.

Ata kanë thyer xhamat e objektit të kultit, ndërsa nuk dihet nëse kanë arritur të vjedhin arkën e xhamisë.

Autorët janë larguar me shpejtësi nga vendi i ngjarjes, ndërkohë policia ka nisur hetimet për të zbuluar personat që kryen këtë akt. TPZ.AL