AKTUALITET, 17 Tetor 2018, 11:22

“Babalja”, Vasili akuza Ramës: Ekspertizë private për audiopërgjimin, prokuroria akte të paligjshme

“Babalja”, Vasili akuza Ramës: Ekspertizë private për

Kreu i grupit parlamentar të Lëvizjes Socialiste për Integrim, Petrit Vasili ka akuzuar kryeministrin Edi Rama lidhur me audiopërgjimin e nxjerrë nga Partia Demokratike për Albert Veliun, i njohur me nofkën “Babalja”.

Në një konferencë për shtyp Vasili tha se prokuroria ka pranuar që ekspertiza ka paqartësi.

Shqiptarët duhet ta marrin vesh se kryeprokurorja e konsideron kryeministrin si palë private, lidhur me ekspertizën për audio-përgjimin. Rama me provat nga privati, por që nuk i dorëzon. Nga një privat që ka bërë një analizë private.

Prokuroria thotë se kryeministri ka çuar provën, por që është e paqartë për provën. Prokuroria ka nxjerre një akt të paligjshëm ”, tha Vasili. TPZ.AL