AKTUALITET, 26 Shtator 2017, 13:13

VIDEO/ Asetet kriminale, policia sekuestron pasurinë e biznesmenit Xhavit Kasemi në Shkodër

VIDEO/ Asetet kriminale, policia sekuestron pasurinë e biznesmenit Xhavit

Në kuadër të Plan-Operacionit “Vjeshtë 2017” , në Shkodër, Policia e Shtetit ka sekuestruar sot aktivitetin tregtar të Xhavit Kasemit, "Briland" shpk,  2300 m2 pasuri të paluajtshme dhe 4 automjete.

Njoftimi i policisë: 

Me 26.09.2017 nga strukturat e Seksionit Kundër Krimit Ekonomiko-Financiar në D.V.P Shkodër në kuadër të Plan-Operacionit “Vjeshtë 2017” u bë ekzekutimi i urdhërit të Prokurorit, në zbatim të Vendimit nr. 826 të Gjykatës së Shkallës së Parë Shkodër për:

*  Sekuestrimin e aktivitetit tregtar të subjektit “Briland”shpk, me administator Xhavit Kasemi.

* Pasurinë e paluajtshme 2 godina nga 1000 m2, në lagjen “Ajasëm”, Shkodër -Për pasuri të luajtshme, produkte të prodhimit nga “Briland”shpk, që ndodhen brenda godinave së lartëpërmendura

-Për pasuri të paluajtshme, magazinë, në përdorim të subjektit Briland”shpk 300 m2, në lagjen “Liria”, Shkodër - 4 automjete në përdorim të subjektit Briland”shpk si më poshtë:

* Automjeti tip Mercedes Benz me targë AA237OL,

* Automjeti tip Wolksvagen me targë SH6014E,

* Automjeti tip Ford me targë SH1642E,

* Automjeti tip Mercedes Benz me targë AA482AN.

VIDEO:

[video width="640" height="352" mp4="https://cdnimpuls.com/tpz.al/wp-content/uploads/2017/09/shkoder.mp4"][/video]