TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Kreu i PD-së, Basha, është shprehur për mediat mbi konkluzionet e mbledhjes së grupit parlamentar në PD, përqendruar pikërisht në reformën në drejtësi.
“Rama kërkon të bllokojë procesin e Vetingut duke shkurtuar strukturat. Ne bllokuam përpjekjet për të kapur vetingun. Ne e votuam vetingun ne 22 korrik dhe komisionet u ngritën me votën e PD-së. Ne votuam që këto komisione të kenë mbështetjen e duhur financiare. Shapin nga sheqer,i e ndajnë faktet dhe jo fjalët. Edi Rama duhet të ndalet. Nuk mund të jetë edhe me bandën, edhe me drejtësinë. Të dyja nuk rrinë në një vend. Kaq e kuptin çdo shqiptar: O me bandat, o me drejtësinë. PD do të propozojë në seancë plenare amendamente në lidhe me atë çfarë duhet për vetingun”, tha Basha.
Ai ndër të tjera, Basha shtoi se “PD do të ketë propozimet e saj, që do të vijnë edhe falë konsultave me aleatët që do të jenë në shërbim të qytetarëve”.
Basha foli edhe në lidhje me Reformën Zgjedhore per të cilën tha. se PD do të ndalë çdo përpjeke për të kapur votën e lirë.