AKTUALITET, 26 Shtator 2017, 22:53

LAJM I FUNDIT/ Të shtëna me armë zjarri në Tiranë, arrestohen 7 persona

LAJM I FUNDIT/ Të shtëna me armë zjarri në Tiranë,

Policia e Tiranës njofton se rreth orës 22:25, në Numrin e Emergjencave 112 ka ardhur një telefonatë për të shtëna me armë zjarri në rrugën “Bardhyl”.

Në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e policisë, ku nga verifikimi paraprak ka rezultuar se :

Në rrugën "Bardhyl", ka patur të shtëna me armë zjarri në ajër.

Në vendin e ngjarjes janë gjetur 5 gëzhoja dhe deri tani nuk ka persona të lënduar.

Janë shoqëruar 7 persona në ambientet e policisë për verifikim dhe sqarime të mëtejshme.

Po vazhdon kontrolli i territorit dhe po punohet nga ana e grupit hetimor për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.