TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Pas një shkëputje disa mujore, për arsye kryesisht personale, ish themeluesi i Partisë Demokratike rikthehet sërish aktiv në skenën politike. I ftuar në një emision politik, në Top Channel, Selamit duket se nuk i shqitet ende nga mendja gara farsë, për kryetar të Partisë Demokratike.
“Pavarësisht se kishte mangësi e manipulime dhe pavarësisht se Basha nuk është prononcuar ende për këtë fakt për turpin e tij, unë prapë i uroj suksese dhe shpresoj që PD të fitojë zgjedhjet e radhës. Unë i qëndroj asaj që nuk bojkotohet partia. Kritikët nuk i shërbyen as vetes dhe as Partisë Demokratike. Kam thënë që fushata ishte e pabarabartë dhe e padrejtë, por unë sërish e njoh legjitimitetin e zotit Basha sepse mendoj se është në të mirë të forcës sime politike”, deklaroi Selami.
Në lidhje me kritikat e Sali Berishës mbi listën e PD-së, Selami u shpreh: “Nuk besoj se lista është bërë pa bekimin e Berishës. Kritikat që i ka bërë Bashës janë të vonuara, por të drejta. Por, për mendimin tim, nuk besoj se lista që paraqiti Lulzim Basha është bërë pa miratimin e Sali Berishës”.
Selami, i cili nënvizoi gjithashtu se “Partia Demokratike sot është më pak demokratike sesa në fillimet e saj”, theksoi se “është krenar” që është pjesë e kësaj partie.
Nuk dihet nëse do të shohim ish deputetin e Partisë Demokratike sërish aktiv, por me shumë gjasa ai do të bëj pushim edhe për disa muaj të tjerë. Kjo pasi, Selami pritet të bëhet baba për herë të dytë, një gëzim ky që do të hedh pas krahëve mërzitjen për humbjen në 22 korrik./Tpz.al