TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Gjykata e Durrësit do të vendos sot, nëse do të nis hetimi për ndërtimin në sheshin "Veliera", një vepër betoni e ideuar nga arkitekti më i dashur për pushtetin, Marco Casamonti dhe e mbështetur nga kryetari i bashkisë, Vangjush Dako.
Një grup aktivistësh, bëjnë thirrje nëpërmjet faqes "Aktiv për Durrësin", që qytetarët e Durrësit, të mblidhen përpara kësaj gjykate, për të pritur vendimin.
Thirrja e aktivistëve:
Nesër, një ditë vendimtare që do e ndaj ose jo Gjykatën e Durrësit nga e shkuara!!!
Ditën e nesërme, Gjykata e Rrethit Durrës, do të marr vendim nëse duhet të vazhdojnë hetimet mbi ndërtimin e sheshit “Veliera”. Nëse gjykata do të thotë jo, ky është një turp për të dhe një apel për procesin e “Vetingut”, pasi tek sheshi “Veliera” është ndërtuar në zonën arkeologjike A, që nuk lejohet në asnjë mënyrë ndërtimi, është thyer me kazma muri ngjitur me torrën Veneciane dhe ËSHTË MBULUAR ME BETON (PILASTRI) MURI ROMAK PRANË PALLATIT “FLY”. Sot lokali aty poshtë ka vendosur tavolinat dhe karriget për të pirë makiato mbi murin romak të mbuluar me beton dhe këtu diskutohet të hetohet apo jo!!!
NË ORËN 12:30, qytetarët dhe aktivistët që e kanë ndjekur këtë çështje, do të mblidhen për të pritur vendimin drejtësisë në Durrës. PËRPARA GJYKATËS (SË RREHIT) DURRËS.
Mos hesht!!!
Boll më me beton!!!
Emisioni Të Paekspozuarit - "Vrasja e Dyrrahut"