AKTUALITET, 27 Shtator 2017, 09:42

Policia e Tiranës masa ndëshkimore kundrejt shkeljes së rregullave

Policia e Tiranës masa ndëshkimore kundrejt shkeljes së

Në Tiranë vijojnë problemet në trasnportin publik, përfshirë linjat e kësaj kategorie, shërbimin taksi, si dhe transportin për nxënësit e shkollave.

Policia e Tiranës ka kryer kontrolle në pikat që konsiderohen problematike, duke evidentuar 90 drejtues informalë në fushën e transportit publik, si dhe 25 shoferë furgonësh për rnxënësit, për mospërdorimin e rripit të sigurimit për fëmijët..

Njoftimi zyrtar nga Policia e Tiranës:

Policia Rrugore e Tiranës, "Plan Masash", për ndëshkimin e drejtuesve te automjeteve të shërbimit publik, që ushtrojnë aktivitetin e tyre në kundërshtim me ligjin.

Policia Rrugore e Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë, po vijon punën për kontrollin e automjeteve të shërbimit publik, të atyre që transportojnë fëmijë në shkolla e kopshte, autobusë, taksi si dhe autovetura të tjera që dyshohet se ushtrojnë aktivitet të paligjshëm,  pa licencë, duke mos u stacionuar në terminalet e përcaktuara nga Enti Pronar dhe në kundërshtim me kushtet dhe kriteret e certifikatave të transportit rrugor.

Janë ushtruar kontrolle në të gjithë territorin e qytetit, në orare të ndryshme dhe sipas hartës së evidentuar më herët si zona problematike përsa i përket transportit publik. 

Janë konstatuar e ndëshkuar për mangësi të ndryshme 90  drejtues automjetesh, për informalitet në fushën e transportit

Gjithashtu në zbatim të këtij plani janë evidentuar dhe ndëshkuar 25 drejtues  automjetesh që transportojnë fëmijë pa vendosur rripin e sigurimit, dhe për mangësi të tjera të parashikuara nga Kodi Rrugor.

Kontrollet do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim