AKTUALITET, 27 Shtator 2017, 09:18

VIDEO/ Sekuestrohet Ferrari 200 mijë euro dhe pasuria e trafikantit në Shkodër

VIDEO/ Sekuestrohet Ferrari 200 mijë euro dhe pasuria e trafikantit në

Policia e Shtetit njofton se, në kuadër të plan-operacionit "Vjeshtë 2017" sekuestrohen 246 m2 pasuri e paluajtshme dhe 3 automjete luksoze. Me 26.09.2017 nga strukturat e D.V.P. Shkodër në bazë të procedimit penal nr. 194 të datës 12.02.2017 "Pastrim i produkteve të veprës penale" u bë ekzekutimi i vendimit të sekuestros preventive të vendosur nga Gjykata e Shkallës se Parë Shkodër me vendim nr. 825 me datë 22.09.2017, për pasuritë e paluajtshme dhe të luajtshme në pronësi të shtetasit Kacjolin Zefi (arrestuar për veprën penale “Trafikim i lëndëve narkotike” me date 29.11.2016),

Janë sekustruar pasuritë e paluajtshme dhe të luajtshme si më poshtë:

a) Apartament 78 m2 në qytetin e Shkodrës

b) Ndërtesë 100m2

c) Truall 53 m2 me 15 metra objekt,

d) 3 automjete në pronësi të shtetasit Kacjolin Zefi, si më poshtë: -Automjeti tip "Ferrari" me vlerë rreth 200 mijë euro, -Automjeti tip "Porsche" me vlerë rreth 100 mijë euro, -Automjet tip "Peugeot" me vlerë 10 mijë euro.

VIDEO: 

[video width="640" height="352" mp4="https://cdnimpuls.com/tpz.al/wp-content/uploads/2017/09/video-1506496194.mp4"][/video]