AKTUALITET, 6 Nëntor 2017, 16:29

Vasili: Narkokryeministri kërkon të rrjepë të varfrit për puset e ujit, s'e bëri as Zogu dhe as Hoxha

Kryetari i Grupit Parlamentar të LSI-së, Petrit Vasili, reagoi ashpër pas “projektit Rama për puset e ujit”, për t’u marrë para fshatarëve të varfër.

“Vetëm ky kryeministër e ka bërë në historinë e Shqipërisë, sepse as kryeministrat e pluralizmit te majte e te djathte, as Zogu as Enveri nuk e bënë”, shkruan Vasili në një status të tij në Facebook.

Statusi i plotë

“Kryeministri grabit të varfrit për puset e ujit, që i bënë vetë.

Kryeministri llafazan, thene me thjesht kryeministri llafeshumë e punëhiç, do t'u zhvase para edhe te varferve, qe i la pa uje dhe qe bene me thonj, me djerse dhe me parate e tyre nga nje pus per uje per nevojat me minimale te jeteses.

Turp i padegjuar! Vetem ky kryeminister e ka bere ne historine e Shqiperise, sepse as kryeministrat e pluralizmit te majte e te djathte, as Zogu as Enveri nuk e bene.

Ky oligarkeve jua ul taksat dhe detyrimet te varferve jua ve shqelmin ne fyt.

Nuk u coi as ujesjellsa dhe as uje ne shtepi.Tani te varferit duhet te paguajne per ato puse uji, qe kane ndertuar po vete.

Refuzojeni me te gjithe fuqine kete narkokryeminister, qe u hap autostrada doges dhe krimit dhe fut ne skamje te varferit.

TPZ.AL