AKTUALITET, 17 Dhjetor 2018, 19:31

Vasili: Helsinki foli, vettingu edhe me standarde të dyfishta

“Vettingu me standarde të dyfishta është antiveting, Helsinki foli”. Kështu deklaron kreu i grupit parlamentar të LSI-së Petrit Vasili, i cili thekson se shpesh janë lënë mënjanë dy elementë thelbësorë të integritetit të gjyqtarëve e prokurorëve, që janë vlerësimi i figurës dhe ai profesional. Për Vasilin, një vetting i tillë është antiveting.

STATUSI

Komiteti Shqiptar i Helsinkit flet qartë, që vettingu ka vepruar edhe me standarde të dyfishta.

Shpesh vlerësimi ka qenë i gjymtuar e i bazuar vetëm te kontrolli i pasurisë.

Shpesh janë lënë mënjanë dy elementë thelbësorë të integritetit të gjyqtarëve e prokurorëve, që janë vlerësimi i figurës dhe ai profesional.

Një vetting i tillë është antiveting.

Lexojeni vetë qëndrimin e Komitetit Shqiptar të Helsinkit:

“Megjithatë, vëzhguesit e KSHH-së kanë evidentuar raste sporadike të standardeve të dyfishta në vendimmarrjen e KPK-së, ndaj kemi mendimin se praktika e vettingut ka nevojë të konsolidohet. Procesi i rivlerësimit është bazuar kryesisht në kriterin e pasurisë, duke mos patur në konsideratë edhe dy kriteret e tjera: atë të vlerësimit të figurës dhe të aftësive profesionale”, thotë Erida Skëndaj, drejtuese e KSHH-së.

Vasili Fb