TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Real Madrid është duke përjetuar një luftë midis Cristiano Ronaldos dhe Sergio Ramos, të cilët kanë vazhduar mosmarrëveshjet publike, raportojnë mediat në Spanjë.
Me Realin që ka mbetur tetë pikë prapa Barcelonës, janë ngritur tensione mes dy yjeve të klubit.
Gazeta spanjolle Marca raporton se kritikat e portugezit për formën e dobët në ndeshjet e fundit nuk janë pritur mirë në dhomën e zhveshjeve.
Pas humbjes nga Tottenhami në Ligën e Kampionëve, Ronaldo fajin për disfatë ia la largimeve të James Rodriguezit, Pepes dhe Alvaro Moratas gjatë verës.
Kapiteni i klubit, Ramos i ktheu përgjigje duke thënë se Reali fitoi ndaj Manchester Unitedit dhe Barcelonës me ndihmën e lojtarëve të rinj.
Treshja e larguar janë parë si aleatë të Ronaldos, përfshirë Fabio Coentraon, ndërsa Rodriguez ishte shok i ngushtë i portugezit.
Ramos ka shijuar lidhjen e mirë me lojtarët e rinj, siç janë, Nacho, Marco Asensio dhe Dani Ceballos, dhe ka fituar besimin e lojtarëve si Dani Carvajal dhe Isco.