AKTUALITET, 30 Maj 2019, 10:56

“U ndjeva i trishtuar”, fjalimi i Bushatit në Kuvend: Kultura e poshtërimit të kundërshtarit, dëshpërim

“U ndjeva i trishtuar”, fjalimi i Bushatit në Kuvend: Kultura e


Ish-ministri Ditmir Bushati, tha sot në Kuvend se është ndjerë i trishtuar kur ka parë dje reagimet e opozitës.

Bushati tha se rekomandimi tregoi se Shqipëria ka ecur në rrugën e duhur, por sërish faji sipas tij është tek klasa politike, që ka kultivuar kulturën e poshtërimit të kundërshtarit.

Pjesë nga fjala e Ditmir Bushatit:

Rekomandimi i KE tregoi se jemi në kohën e duhur. Është një pasqyrë e reformave të ndërmarra.

Raporti ofron një pasqyrë të qartë të të gjitha arritjeve, por nga ana tjetër tregon një pasqyrë të atyre që duhet të bëjmë. Kam 10 vite në këtë sallë, kur pashë dje reagimet e opozitës u ndjeva i trishtuar. Ishin pasqyrë e kulturës së dëshpërimit.

Ne kemi kultivuar kulturën e poshtërimit të kundërshtar. Kam qenë ministër i Jashtëm, dhe ka qenë e njëjta situatë. Edhe vjet kemi bërë të njëjtin debat, nëse rekomandimi do të ishte pozitiv.

Harrojmë se para interesit tonë duhet të jetë interesi i shqiptarëve.

Është koha për një mirëkuptim politik më të madh. Shqipëria Evropiane kërkon një standard tjetër.