AKTUALITET, 30 Maj 2019, 09:33

Nis vetingu në polici, në sitë Ardi Veliu dhe drejtorët

Nis vetingu në polici, në sitë Ardi Veliu dhe drejtorët


Nis vetingu në Policinë e Shtetit.  Të parët që do të kalojnë në sitë janë Ardi Veliu dhe disa drejtues të lartë në polici.  Do të jenë 45 dosje të cilat do shqyrtohen të parat nga Komisioni i Vetingut në Polici, duke filluar nga Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit. “Subjektet e vlerësimit janë në detyrat më të larta drejtuese në Policinë e Shtetit, 31 punonjës, në Shërbimin për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat (SHÇBA), 12 punonjës dhe në Gardën e Republikës, 2 punonjës”, – thuhet në një njoftim të Ministrisë së Brendshëm.

Komisioni i Vettingut në Polici, SHÇBA dhe Gardë ka nisur punën me 45 dosjet e para Komisioni i Jashtëm i Vlerësimit për “Për Vlerësimin Kalimtar dhe Periodik të Punonjësve të Policisë së Shtetit, Gardës së Republikës dhe Shërbimit për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat, në Ministrinë e Brendshme”, ka përzgjedhur 45 emrat e parë që do t’i nënshtrohen procesit të Vettingut.

Subjektet e vlerësimit janë në detyrat më të larta drejtuese në Policinë e Shtetit, 31 punonjës, në Shërbimin për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat (SHÇBA), 12 punonjës dhe në Gardën e Republikës, 2 punonjës.

Dosjet e vetë-deklarimit janë tërhequr nga Komisioni i Jashtëm i Vlerësimit dhe ka nisur puna në fazën e parë, ajo e shqyrtimit të deklaratave, kërkimit të informacioneve dhe verifikimeve përkatëse.

Sipas parashikimeve ligjore, pas procesit të hetimit administrativ, do të mbahet për çdo subjekt seancë e hapur dëgjimore“, – thuhet në njoftimin e Ministrisë së Brendshme.