AKTUALITET, 30 Maj 2019, 10:34

LAJM I FUNDIT/ Fushë-Krujë, 27-vjeçarit i digjet makina

LAJM I FUNDIT/ Fushë-Krujë, 27-vjeçarit i digjet makina


Duket se Fushë-Kruja nuk do të gjejë qetësi nga shpërthimet me tritol dhe zjarrëvëniet e qëllimshme.

Mëngjesin e sotëm makina e një 27-vjeçari është djegur në pjesën e motorit. Pavarësisht se policia thotë që kemi të bëjmë me një zjarr aksidental, 27-vjeçari ka ngritur dyshime se flakët kanë qenë të qëllimshme në automjetin e tij.

“Më datë 30.05.2019, rreth orës 01:05, në lagjen S.M.T., Fushë Krujë , ka rënë zjarr dhe është djegur pjesërisht në pjesën e motorit, automjetin në pronësi të shtetasit B.K.,27 vjeç. Grupi Hetimor vijon punën për zbardhjen e plotë të ngjarjes”, – thotë policia.