TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Ministri i Jashtëm në detyrë Gent Cakaj për progres raportin e KE për Shqipërinë është shprehur se kjo tregoi se është luftuar krimi i organizuar në vend. Ai theksoi se KE ka rekomanduar për Shqipërinë hapjen e negociatave pas reformave që ka ndërmarrë vendi.
“Dëshmi e përmbushjes së rekomandimeve. Raporti i KE veçon Shqipërinë nga e gjithë rajonin për nivelin e performancës ndërkombëtare. Duke konsideruar numrin e vendimeve për gjyqtarët, raporti vlerëson lart, faktin se gjithë kjo punë është kryer në mënyrën e duhur. Raporti thotë se Shqipëria lufton krimin e organizuar dhe për këtë ka pasur rezultate. U tha se Shqipëria ka bërë gjithë punën e nevojshme për reformën elektorale. Në vend të politikave shterpë ka ardhur koha që të bisedojmë. KE ka rekomanduar hapjen e negociatave me BE-në” shprehet Gent Cakaj.
Një ditë më parë Komisioni Europian shpalosi progres-raportin për Shqipërinë dhe vendet e Ballkanit Perëndimor. Njësoj si vitin e shkuar edhe këtë vit, rekomandimi i KE për Këshillin e Europës ishte pozitiv. Eurodeputetët dhe raportuesit për Shqipërinë në PE apeluan për më shumë vëmendje në vendet e Ballkanit Perëndimor. Eduart Kukan bëri thirrje që BE të ndërhyjë për krizën politike në Shqipëri.