AKTUALITET, 29 Maj 2019, 23:43

Me foto/ Uiski, vodka dhe redbull, ja çfarë gjetën ish-deputetët e PD-së në Drejtorinë e Policisë


Gjashtë ish-deputetët e Partisë Demokratike të vënën nën hetim për ushtrim dhune ndaj uniformave blu në ambientet e Drejtorisë së Policisë së Tiranës pas protestës së 16 Shkurtit, kanë hedhur poshtë akuzat e prokurorisë.

Ata fillimisht publikuan një video në të cilën thonë se faktohet dhuna e Drejtorit te Përgjithshëm të Policisë, Ardi Veliu, ndaj tyre.

Ndërkohë në emisionin Opinion është publikuar dhe një foto ku sipas ish deputetëve të PD-së, zyrtarët më të lartë të Policisë kanë qenë duke pirë alkool në ato momente./