AKTUALITET, 30 Maj 2019, 09:11

Tragjedi në Hungari, mbytet anija me turistë, 7 të vdekur e 19 të zhdukur

Një ngjarje e rëndë mësohet të ketë ndodhur në ujërat e lumit Danub në Hungari, ku një anije me 33 turistë është mbytur.

Si pasojë e mbytjes së anijes mësohet se kanë humbur jetën 7 persona dhejanë zhdukur 19 të tjerë. Mediet ndërkombëtare raportojnë se mes të zhdukurve ka edhe fëmijë.

Të njëjtat burime bëjnë me dije se turistët në bordin e anijes shumica janë nga Korea e Jugut.

Ka qenë përplasja e kësaj anije me një tjetër gjatë ankorimit, që ka shkaktuar këtë tragjedi. Polumbarët po punojnë për gjetjen e të zhdukurve, ndërsa po punohet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.