TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Paraditen e sotme, në orën 09.30 ishin thirrur në Prokurorinë e Tiranës, gjashtë ish-deputetët e PD që akuzohen për hyrje me dhunë në komisariat dhe për kundërshtim me dhune të efektivëve.
Kujtojmë se një ditë më parë, gjashtë përfaqësuesit e PD-së, denoncuan pengimin me dhunë nga policia të ushtrimit të detyrës së tyre kushtetuese si deputetë, për të marrë informacion për ndalimet e paligjshme pas protestës së 16 shkurtit.
Ndërkohë që nga prokuroria janë thirrur si persona në hetim, me akuzën për hyrjen me dhunë në komisariat dhe dhunim të efektivëve të policisë.
Ish-deputeti Alibeaj, tha se akti i përgatitur nga prokurori është tërësisht i pavlerë dhe për këtë ai ka kërkuar të ribëhet edhe njëherë.
“Nuk është komunikuar akuzë. Nuk dimë se çfarë materialesh ka mbledhur prokuroria. Ne këtu do të jemi, në respekt të ligjit. Dy duar për një kokë janë, u bej thirrje shqiptarëve të bashkohen ditën e diel (dita e protestës së opozitës)”,- tha ai.