AKTUALITET, 30 Maj 2019, 09:36

Rrihte gruan, 56 vjeçari në Berat përfundon në pranga

Rrihte gruan, 56 vjeçari në Berat përfundon në pranga


Një 56-vjeçar është vënë në pranga. Ngjarja ka ndodhur ditën e sotme në qytetin e Beratit.

Mësohet se 56-vjeçari me inicialet K.V., akuzohet të ketë ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij.

Për këtë arsye policia ka ndërmarrë masën e arrestit ndaj 56-vjeçarit.

Njoftimi nga policia

Nga Specialistët e Seksionit për Krimet u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit:

K.V, 56 vjeç, banues në Berat.

Arrestimi i tij u bë pasi në banesë, ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes së tij.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat për veprën penale “Dhuna në familje”, parashikuar nga neni 130/a i Kodit Penal”.