AKTUALITET, 30 Maj 2019, 09:13

Transportonin mallra ilegalisht, Italia gjobit me 12.500 euro autobusët që vinin nga Shqipëria

Transportonin mallra ilegalisht, Italia gjobit me 12.500 euro autobusët


Autobusët që kryenin transpotin e pasagjerëve nga Shqipëria në Itali janë gjobitur në total me 12.500 euro.

Ngjarja ka ndodhur në Brindisi, Itali pas një kontrolli të imtësishëm që u bë në terminalin e Costa Morenës, nga autoritetet vendase të hënën e 27 majit.

Brindisireport” shkruan se autobusët që vinin nga Shqipëria kishin kryer një sërë shkeljesh. Ata transportonin edhe mallra në mënyrë ilegale.

Disa të tjerë nuk kishin të garantuar sigurinë e pasagjervë për udhëtime ndërkombëtare dhe nuk ndiqnin destinacionin e përcaktuar.