AKTUALITET, 30 Maj 2019, 10:41

Akuzohet për masakrën e Peshkëpisë, ish-deputeti Fredi Bejleri sërish në Prokurori

Akuzohet për masakrën e Peshkëpisë, ish-deputeti Fredi


Ish-deputeti Fredi Bejleri është thirrur sërish ditën e sotme nga Prokuroria për Krime të Rënda i cili akuzohet për masakrën e Peshkëpisë.

Bejleri ka mbërritur në Prokurori ndërkohë që kujtojmë se rreth një javë më parë, pikërisht më datë 23 Maj të këtij viti është paraqitur në Gjykatë për të dhënë shpjegime lidhur me masakrën e Pëshkopisë e ndodhur në Prill të vitit 1994.

Në këtë datë, posta Kufitare e Peshkëpisë në Gjirokastër u përball me një sulm nga agresorë grekë të cilët pasi vranë ushtarin Arsen Gjini dhe komandantin e repartit, kapitenin Fatmir Shehu, plagosën efektivët e tjerë dhe grabitën armatimet ku dyshohet të jetë përfshirë edhe Bejleri.

Ndërkohë kujtojmë se në seancën e një jave më parë, ish-deputeti Fredi Bejleri është shprehur i habitur me thirrjen që i është bërë nga prokuroria, ndërsa një ditë para kësaj seance tha se e gjithë kjo është vendim politik dhe e implikuar me këtë çështje është Partia Socialiste.