TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Konflikti në lidhjet me tjetërsimet e pronave në Hipotekën e Lezhës; konfliktet që kanë pasur dy djemtë e tij, Klajdi e Samuel Ndoka, në disa ngjarje kriminale; si dhe implikimi i mundshëm i të vëllait, ish-deputetit Arben Ndoka, në veprimtaritë kriminale në Itali, janë tri nga pistat kryesore që po hetohen në atentatin mafioz ku mbeti i vrarë Aleksandër Ndoka.
Hetimi për vrasjen e bujshme me pagesë po kryhet nga ekspertë të Krimeve të Rënda në Policinë e Shtetit, kryesuar nga drejtori i kësaj drejtorie, Niko Brahimaj.
PISTA I
Sipas të dhënave, nga viti 2013 deri në vitin 2015 ka punuar si jurist në Hipotekën e Lezhës. Në qarkun e Lezhës, mjaft prona, kryesisht në bregdet, janë në procese gjyqësore dhe në konflikt mes pronarësh.Ndaj, sipas burimeve, pritet që të hetohen praktikat e dosjeve të këtyre pronave të Hipotekës së Lezhës, të cilat mbajnë firmën e Aleksandër Ndokës.
PISTA II
Klajdi e Samuel Ndoka njiheshin në Lezhë si mjaft problematikë dhe lëviznin të armatosur. Njëri prej tyre, Samueli, aktualisht është i arrestuar për ngjarjen e ndodhur në ditën e zgjedhjeve ku ai plagosi një aktivist të LSI-së. Në momentin e arrestimit, atij iu sekuestrua edhe armë. Ndërsa djali tjetër, Klajdi Ndoka, është shpallur në kërkim nga Policia për të njëjtën ngjarje.
PISTA III
Një tjetër pistë lidhet me implikimin e mundshëm të të vëllait, ish-deputetit Arben Ndoka në veprimtaritë kriminale në Itali. Ai dha dorëheqjen, pikërisht për shkak se u akuzua nga PD-ja si i dënuar për shfrytëzim prostitucioni.