AKTUALITET, 10 Dhjetor 2017, 15:48

Me bomba molotov dhe shkopinj bejzbolli, arrestohen tre tifozë para derbit Tirana-Partizani

Tifozë me bomba molotov dhe shkopinj bejzbolli.

Policia e kryeqytetit vuri në pranga tre tifozë pasi u janë gjetur sende të ndaluara, si bomba molotov e shkopinj, ndërsa gjatë arrestimit kanë kundërshtuar edhe punonjësit e policisë duke përdorur sende të forta.

Bledar Beca (33 vjeç),  Agron Meçanaj (38 vjeç) dhe Aden Xh. (18 vjeç), që te tre banues në Tiranë tashmë janë kapur dje rreth orës 17.30, në rruga ”Dritan Hoxha”, para fillimit të ndeshjes së basketbollit e cila do zhvillohej në pallatin e sportit "Asllan Rusi" ndërmjet ekipeve Tirana – Partizani.

Këta persona jashtë ambienteve të Pallatit të Sportit, kanë kundërshtuar me dhunë punonjësit e policisë së forcës së Posaçme "Shqiponjat" dhe shërbimet e tjera të Komisariateve të Policisë Nr 2 dhe 3 duke i goditur me sende të forta, gurë, drunj e shkopinj bejzbolli.

Përveç 3 të arrestuarve edhe 3 tifozë të tjerë janë vënë nën hetim, për prishje të rendit dhe qetësisë publike gjatë ndeshjes së basketbollit midis ekipeve Tirana-Partizani.

TPZ.AL

[gallery ids="34544,34545,34546,34547"]